Italia siguron kualifikimin, triumfon ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Italisë ka triumfuar ndaj Zvicrës.

Italia ka vazhduar me fitore në kuadër të “Euro 2020”, dhe viktima e tyre e radhës ishte Zvicra, shkruan lajmi.net.

Italianët ishin nën kontroll të takimit pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Chiellini shënoi një gol por që u anulua, por vetëm pas gjashtë minutash, përkatësisht në min 26′, Locatelli i dha epërsinë “Azzurrëve”.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Italisë.

Në pjesën e dytë, Italia ishte sërish dominuese. Immobile e Berardi patën shanse të mira për të shënuar.

Mirëpo, ishte sërish Manuel Locatelli i cili me një goditje jashtë zonës e dyfishoi avantazhin e Italisë. Locatelli shënoi golin e dytë personal në min 51′.

Për goditjen përfundimtare u përkujdes Ciro Immobile i cili shënoi golin e trëtë në min 88′.

Rezultati përfundimtar, Italia 3-0 Zvicra./Lajmi.net/

Goli i Locatellit min 26′: