Ballina Sport Futboll Italia pa mbrojtësin Scalvini në “Euro 2024”

Italia pa mbrojtësin Scalvini në “Euro 2024”

Kombëtarja e Italisë do të jetë pa mbrojtësin Giorgio Scalvini në “Euro 2024” për shkak të lëndimit të ligamenteve.

Scalvini u dëmtua të dielën, në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Fiorentinës, të cilën Atalanta e humbi me rezultatin 3:2.

Scalvini ishte në listën e selektorit Luciano Spalletti dhe pritej t’i bashkohej Italisë në hënën në fazën përgatitore, por Atalanta me anë të një njoftimi ka konfirmuar mungesën e tij në Evropian.

20-vjeçari shënoi gol ndaj Fiorentinës, por u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes. Para Scalvinit, Italia ka mbetur edhe pa mbrojtësin e Interit, Francesco Acerbi që gjithashtu është lënduar.

Në mungesë të këtyre dy lojtarëve, Spalletti do ta ftoj mbrojtësin e Juventusit, Federico Gatti për “Euro 2024”.

Exit mobile version