Italia ndalon hyrjen edhe nga 3 vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Kosovën

Italia ka vendosur ndalesë udhëtimi nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, përfshirë kalimin tranzitor, duke përmendur si aryse rrezikshmërinë që kanë këto vende në aspektin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nënhkrova një urdhër të ri për të shtuar Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri. Ata që kanë qenë në 14 ditët e fundit në këto territore kanë ndalim hyrjeje dhe kalimi në Itali. Epidemia është në fazën më të vështirë në botë. Duhet kujdes maksimal për të ruajtur përparimin që kemi arritur deri më tani”, tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në një postin në Facebook.

Me këtë vendim, Italia rriti në 16 numrin e vendeve ndaj të cilave është vendosur kufizim udhëtimi.

Më 9 korrik, Italia ndaloi hyrjen dhe kalimin e udhëtarëve nga Armenia, Bahreini, Bangladeshi, Brazili, Bosnjë dhe Hercegovina, Kili, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Omani, Panamaja, Peruja dhe Republika Dominikane, ose që kanë tranzituar në këto vende.