Italia mposht edhe Uellsin, dy skuadrat kualifikohen në fazën tjetër

Italia ka shënuar fitore minimale ndaj Uellsit.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini triumfoi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Pas një harkimi të shkurtër nga Marco Verratti, Pessina e konkretizoi në gol (39′).

Në tërë ndeshjen Italia ishte më kërkuese dhe ka mundur që të shënonte më shumë, por mungoi goditja finale.

Për Uellsin gjërat u vështirësuan kur Ampadu u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme (55′).

Uellsi gjithashtu mund të shënonte edhe pse ishte me 10 lojtarë, por rastet nuk u konkretizuan nga yjet si Gareth Bale apo Aaron Ramsey.

Italia kualifikohet tutje si lider i grupit A me 9 pikë, se bashku me Uells që renditët në pozitën e dytë me 4 pikë, aq sa ka edhe Zvicra, por qëndron më mirë nga golaverazhi.

Ndërkohë, Turqia përfundon aventurën në “Euro 2020” pa pikë.