Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Italia miraton ligjin që e shpall surrogacinë “krim universal”

Italia miraton ligjin që e shpall surrogacinë “krim universal”

Senati i Italisë e ka miratuar projektligjin që e shpall surrogacinë “krim universal”, transmeton Anadolu.

Projektligji, i përgatitur nga partia e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë (FdI), partneri kryesor i qeverisë së koalicionit të djathtë të udhëhequr nga kryeministri Giorgia Meloni, për ta konsideruar si një “krimi universal” surrogacinë, e cila tashmë përbënte krim në vend, përfundoi sot procesin e miratimit në parlament, i cili zgjati më shumë se një vit e gjysmë.

Projektligji, i cili u pranua për herë të parë në vend Dhomën e Përfaqësuesve, dhoma e ulët e parlamentit, më 26 korrik 2023, u votua sot edhe në Senat, dhomën e lartë.

Në votimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit prej 200 vendesh, projektligji për ta konsideruar surrogacinë krim universal në Itali u pranua me 84 vota pro dhe 58 vota kundër, duke hyrë në fuqi zyrtarisht si ligj.

Surrogacia përbën krim në Itali që nga viti 2004, ndërsa qëllimi i këtij projektligji thuhet se është të parandalojë që njerëzit të shkojnë jashtë vendit për këtë praktikë. Me ligjin e ri, italianët që aplikojnë për surrogaci në vende të ndryshme do të ndiqen penalisht me dy vjet burg dhe gjobë deri në 1 milion euro.

Aktivistë dhe partitë e majta opozitare, të cilat votuan kundër, kanë kundërshtuar projektligjin, duke e cilësuar atë si “relike të mesjetës” dhe “jokushtetues”.

Exit mobile version