Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të rasteve me Covid-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 13 902 në 184.684 tamponë të kryer.
Ditën e sotme vendi tejkaloi pragun e zi të 100 mijë viktimave, një vit pas fillimit të përhapjes së virusit të SARS-CoV-2. Italia është vendi i parë në Europë që kalon këtë shifër.
Autoritetet italiane njoftuan për 318 viktima në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 207. Në ulje numri i të infektuarve, 13902, rezultat i një numri pothuajse të përgjysmuar testimesh gjatë ditës së dielë.
Ndërkohë, ekziston mundësia që vendi të mbyllet totalisht për tri javë, për të favorizuar fushatën e vaksinimit masiv të popullsisë, por deri më tani ekzekutivi i Mario Draghi nuk është shprehur zyrtarisht./bw