Italia gjobit OpenAI me 15 milionë euro

Gjoba vjen pasi autoriteti arriti në përfundimin e OpenAI ka përpunuar të dhënat personale të përdoruesve për të trajnuar ChatGPT në kundërshti me ligjet e privatësisë dhe në shkelje të obligimeve për transparencë ndaj përdoruesve.

Agjencia Italiane e Mbrojtjes së të Dhënave tha ditën e Premte se ka gjobitur krijuesin e ChatGPT, OpenAI, me 15 milionë euro pas mbylljes së një hetimi në keqpërdorimin e të dhënave personale nga aplikacionet e inteligjencës artificiale gjeneruese.

Gjoba vjen pasi autoriteti arriti në përfundimin e OpenAI ka përpunuar të dhënat personale të përdoruesve për të trajnuar ChatGPT në kundërshti me ligjet e privatësisë dhe në shkelje të obligimeve për transparencë ndaj përdoruesve.

OpenAI është shprehur se vendimi ishte jo proporcional dhe tha se do ta apelonte. Hetimi, i cili filloi në 2023, gjeti se kompania Amerikane nuk kishte sisteme të verifikimit të moshës në funksion për fëmijën nën 13-vjeç të cilët ishin në rrezik të ekspozimit ndaj përmbajtjeve AI të papërshtatshme.

Autoritetet Italiane gjithashtu kërkuan që OpenAI të nisë një fushatë 6 mujore në mediat Italiane për të rritur ndërgjegjësimin e publikut lidhur me mënyrën sesi ChatGPT funksionon, veçanërisht në mënyrën sesi grumbullon të dhënat e përdoruesve për trajnimin e algoritmeve.