Vala e zjarreve që përfshiu Mesdheun pas të nxehtit afrikan dhe thatësirave në rajon ka shkaktuar më shumë dëme në materiale, njerëz dhe sipërfaqe toke të djegur se çdo sezon vere i regjistruar më parë në histori.
Komisioni Europian ka publikuar bilancin paraprak sipas të cili plot 1 milion e 200 mijë hektarë toke pyjore dhe kullotash janë djegur, ose e thënë ndryshe është djegur një sipërfaqe e njëjtë me Romën.
Në Greqi është djegur thuajse e njëjta sipërfaqe me 1 milion 160 mijë hektarë. Në total në të dy vendet ka pasur më shumë se 472 vatra zjarri aktive, çka e bëri thuajse të pamundur luftimin e flakëve paçka ndihmave të shumta nga të gjithë vendet e zhvilluara në personel dhe infrastrukturë për shtetet e Mesdheut. /tiranapost