Lorenzo Pellegrini, Lorenzo Insigne dhe Federico Chiesa janë të gjitha opsione për të luajtur si numër 9 fals për Italinë në ndeshjen ndaj Spanjës të vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Gjysmëfinalja mes dy kombëtareve të mëdha evropiane zhvillohet sot (e mërkurë) në San Siro me fillim nga ora 20:45.
Italia hyn në këtë ndeshje pa një sulmues të vërtetë, pasi Ciro Immobile dhe Andrea Belotti janë të dy jashtë shkaku i lëndimeve.
Giacomo Raspadori dhe Moise Kean janë alternativa, por mungesa e përvojës së tyre dhe konsideratat taktike të lojës kundër Spanjës sugjerojnë që Roberto Mancini po anon drejt një vendosje me një numër 9 fals.
Trajneri tha në një intervistë për RAI Sport se nuk kishte gjasa që ai të zgjidhte Chiesan si një qendërsulmues, pavarësisht faktit që lojtari është përdorur në atë pozitë kohëve të fundit nga Juventusi.
Opsione të tjera të sugjeruara janë mesfushori kreativ i Romës, Pellegrini, ndërsa Insigne do të ishte një alternativë tjetër.
Domenico Berardi është një tjetër pretendente, edhe pse ka më shumë gjasa të luhet në distancë.
Spanja është në një situatë të njëjtë, pasi Alvaro Morata, Gerard Moreno, Pedri, Dani Olmo dhe Jordi Alba janë të gjithë jashtë veprimit shkaku i dëmtimeve.
Mikel Oyarzabal dhe Pablo Sarabia janë opsionet për të udhëhequr sulmin, duke ndryshuar potencialisht pozicionet.
Italia (4-3-3): G Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson Palmieri; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Insigne, Chiesa;
Spanja (4-3-3): Unai Simon; Azpilicueta, Pau Torres, Laporte, Reguilon; Busquets, Koke, Fornals; Ferran Torres, Sarabia, Oyarzabal;