Itali, regjistrohen 793 vdekje të reja nga koronavirusi, totali 4.825

Në Itali janë konfirmuar 793 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend në 4.825, transmeton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu raportohet për rritjen e të infektuarve në 42.681 raste, respektivisht me një rritje prej 13 për qind vetëm në 24 orët e fundit.