Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Itali, prifti katolik dënohet me burg për abuzim seksual me fëmijë

Itali, prifti katolik dënohet me burg për abuzim seksual me fëmijë

Giuseppe Rugolo

Një gjykatë në Itali ka dënuar priftin katolik Giuseppe Rugolo me katër vjet e gjysmë burg për dhunë seksuale ndaj të miturve, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Procedurat ligjore u nisën pas një ankese të paraqitur nga Antonio Messina, tani 30 vjeç, i cili akuzoi Rugolon se e kishte nënshtruar atë ndaj dhunës midis viteve 2009 dhe 2013, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, gjykata në qytetin Enna në ishullin e Siçilisë e shpalli Rugolon fajtor për abuzim seksual të fëmijëve.

Rugolos gjithashtu i është ndaluar përgjithmonë mësimdhënia në shkollë dhe mbajtja e posteve publike për pesë vjet.

Në vitin 2020, Messina i shkroi një letër Papa Françeskut, duke raportuar abuzimin dhe duke kërkuar drejtësi, dhe më pas e raportoi atë tek organet e zbatimit të ligjit.

Rugolo u arrestua fillimisht në vitin 2021 pas akuzave ndaj tij dhe më pas u vendos në arrest shtëpiak.

Exit mobile version