Dy policë italianë janë pezulluar nga puna dhe pritet të ndëshkohen nëse shpallen fajtorë, pasi dyshohet se kanë përdhunuar dy studente amerikane. Ngjarja ka ndodhur të enjten në qendër të Firencës në Itali, ndërsa studentet 20-vjecare të cilat ishin me studime kanë denoncuar rastin.
Dy pjesëtarë të xhandarmërisë italiane ndërhynë në orët e para pas lajmërimit për trazira në një lokal nate në sheshin Michelangelo, dhe pasi në afërsi nuk kishte taksi, me automjetin zyrtar të policisë i dërguan dy studentet amerikane deri te banesa e tyre, dhe pastaj dyshohet se i kanë përdhunuar.
Karabinierët janë pezulluar, ndërsa pritet të analizohen mostrave të ADN-së nga apartamenti i vajzave.
Agjencia e lajmeve italiane ANSA raporton se rastin është duke u ndjekur nga afër Departamenti Amerikan i Shtetit përmes konsullatës në Firencë.
Ministrja italiane e Punëve të Brendshme, Roberta Pinotti ka deklaruar se janë duke pritur rezultatet e hetimit dhe se autorët e veprës do të ndëshkohen ashpër nëse vërtetohet ajo çfarë thonë studentet.