Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Itali – Pasaporta Jeshile COVID-19 për të gjithë punonjësit

Itali – Pasaporta Jeshile COVID-19 për të gjithë punonjësit

Renato Brunetta

Në të ardhmen, Pasaporta e Gjelbër duhet të jetë e vlefshme si për administratën publike, ashtu edhe për atë private, deklaroi të premten ministri i Shërbimit Publik, Renato Brunetta.

Për Brunetta-n, Pasaporta e Gjelbër duhet të detyrohet edhe për ata që përdorin shërbime publike dhe private.

“Vendimet që do të marrim në të ardhmen e afërt: Pasaporta e Gjelbër për të gjithë, punonjësit publikë, privatë, shërbimet publike dhe private”, tha Brunetta.

“Nëse ulet numri i të pavaksinuarve, ulet qarkullimi i virusit”, shtoi ministri.

Brunetta foli për një masë “të shkëlqyer”, duke theksuar se “nuk kemi kohë, vjeshta dhe dimri po mbërrijnë dhe ne duhet të arrijmë nivelet e ngopjes deri në mes të tetorit” /atsh

Exit mobile version