Agjencia Italiane e Barnave (AIFA), miratoi që fëmijët e grup moshës 5-11 vjeç të mund të marrin një dozë të reduktuar vaksinën Pfizer-Biontech kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga AIFA thuhet se Bordi Shkencor i AIFA-së në takimin e tij ka marrë vendim mbi aplikimin me një interval tre javor të një të tretës së vaksinës Pfizer-Biontech tek fëmijët e grup moshës 5-11 vjeç.
Miratimi në fjalë nga AIFA, ka ardhur pas vendimit me 15 nëntor nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) se fëmijët 5-11 vjeç mund të vaksinohen me vaksinën Pfizer-BioNTech.
Përveç Evropës edhe vendet si SHBA-ja, Izraeli dhe Kanadaja aplikojnë vaksinën kundër COVID-19 për fëmijët në këtë grup moshë.
Në anën tjetër në Itali në kuadrin e fushatës së vaksinimit masiv kundër COVID-19 që ka filluar më 27 dhjetor 2020, deri më sot janë aplikuar 96.734.823 doza të vaksinës. Numri i personave që kanë përfunduar të gjithë vaksinimin ka arritur në 45.699.980. Norma e popullatës mbi 12-vjeç që ka përfunduar vaksinat ka arritur në 84.6 për qind. /aa