Itali, gratë “bllokojnë” vendin në shenjë proteste

o lule, jo dhurata, jo ëmbëlsira, por manifestime, protesa, grevë e aktivitete të shumta kundër diskriminimit të gruas, kundër dhunës në familje që çdo ditë shkakton dhjetra e dhjetra gra viktima e kundër kushteve të kontratave të punës që deri më sot nuk favorizojnë pozicioni e gruas në shoqëri.

Ky është 8 Marsi në Itali ku në të gjitha qytetet italiane, gratë punonjëse, shoqata e organizata të gruas, në bahkëpunim me sindikatat e me forca të ndryshme politike kanë nisur sot një grevë 24 orëshe si në sektorin publik dhe në atë privat.

Protesta quhet “Lufta e Marsit” e promovuar në kuadrin  e një lëvizje globale e të gjitha grave në rreth 40 vende të botës.

Në Itali greva e përgjithshme e grave ka përfshirë kryesisht sektorin e transportit, arsimit e shëndetësisë.

Prej orës 24.00 të natës së shkuar ka nisur greva e transportit  hekurudhor, trenat, metrotë e autobusët janë ndalur deri më ora 21.00 të ditës së sotme.

Greva ka përfshirë dhe transportin ajror me dhjetra fluturime të anulluar e ku garantohet shërbimi ajror vetëm në fashat e orës 7.00 deri më 10.00 të mëngjesit të sotëm e prej orës 18.00 deri më ora 21.00.

Shkollat e strukturat shëndëetësore publike e private janë gjithashtu në grevë.

Gratë italiane protestojnë sot kundër çdo forme dhune; dhuës në familje, dhunës raciste, dhunës seksiste, dhunës homofobike, dhunës së shfrytëzimit në punë.

Gjatë ditës në të gjitha qytetet italiane janë parashikuar të zhvillohen manifestime të shumta me pjesëmarrjen dhe të përfaqësive të forcave politike.

/Oranews.tv/