Një aeroplan transportues ka huqur pistën gjatë aterrimit në një aeroport në verilindje të qytetit Milano në Itali dhe përfundoi në një rrugë lokale, por për fat të mirë, në këtë incident nuk kishte të lënduar.
Në aeroplanin e kompanisë, ”DHL”, i cili kishte nisur fluturimin nga aeroporti Sharll De Gol në Francë, gjendeshin dy persona, përcjell 21Media.
Incidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit dhe aeroporti u mbajt i mbyllur për rreth tri orë.