Një varkë lundrimi me vela 56 metra e gjatë u fundos në brigjet e Palermos për shkak të stuhisë, ndërkohë 7 persona rezultojnë të zhdukur nga incidenti, transmeton Anadolu.
Në lajmet në shtypin italian thuhet se moti me shi dhe stuhi që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka shkaktuar fundosjen e një varke rreth orës 05:00 me orën lokale këtë mëngjes në brigjet e Porticello, 20 kilometra në lindje të qytetit të Palermos.
Transmetohet se rojet bregdetare dhe ekipet zjarrfikëse kanë shpëtuar 15 persona në operacionin e zhvilluar ndaj personave në varkën që po fundosej, por 7 persona rezultojnë të zhdukur.
Thuhet se varka u mbyt 49 metra thellësi dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit për të zhdukurit po vazhdojnë.
Bëhet e ditur se edhe një helikopter mbështeti punimet e kërkimit për të zhdukurit.
Mësohet se ata që ndodheshin në varkën me flamur britanik ishin shtetas të Britanisë, Zelandës së Re, Sri Lankës, Francës, Irlandës, SHBA-së dhe Kanadasë.