Ballina Artikuj Istigfari – kërkim falja tek Zoti i Madhëruar – Mesazhe Ramazani 9

Istigfari – kërkim falja tek Zoti i Madhëruar – Mesazhe Ramazani 9

Hoxhë Sadik Avdiu

Istigfari në Ramazan është veçanërisht i rëndësishëm pasi ky muaj është koha e mëshirës, faljes dhe shpëtimit nga zjarri i Xhehenemit.

Istigfari nënkupton kërkimin e faljes nga Allahu i Madhëruar për mëkatet dhe gabimet tona, qoftë ato të vogla apo të mëdha.

Pse është e rëndësishme të bëjmë istigfar në Ramazan?

• Muaji i faljes – Ramazani është koha kur Allahu e fal më së shumti robin e Tij, dhe istigfari është një mënyrë për të kërkuar këtë falje.

• Pastrimi i shpirtit – Përmes istigfarit, një besimtar e pastron zemrën dhe afrohet më shumë me Allahun.

• Rritja e shpërblimeve – Çdo vepër e mirë në Ramazan shumëfishohet, kështu që edhe istigfari ka shpërblim të madh.

Hoxhë Sadik Avdiu

Exit mobile version