Ismet Munishi e ka zyrtarizuar marrëveshjen me Dukagjinin e Klinës. Do të pasojë Armend Dallkun.
“Sot në zyrat e klubit tonë është nënshkruar kontrata e bashkëpunimit me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoi se është i gatshëm ta udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.