Ardian Ismajli pritet të jetë përforcimi i parë te skuadra e Napolit në afatin kalimtar të janarit.
Mediumet italiane raportojnë se Napoli po insiston në këtë lëvizje muajin e ardhshëm për shkak të lëndimit të mbrojtësit Alessandro Boungiorno, i cili nuk do të kthehet deri në muajin janar.
Buongiorno është startues te Napoli dhe Ismajli po shihet si zëvendësim ideal për italianin që këtë sezon ka krijuar një partneritet të fortë me Amir Rrahmanin.
Në fakt, Ismajli thuhet se tashmë ka marrëveshje me Napolin për t’iu bashkuar në fund të sezonit si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Empolin.
Megjithatë, lëndimi i papritur i Napolit ka bërë që të insistohet për Ismajlin dhe të Empoli për lirimin e tij muajin tjetër po kërkojn të paktën 3 milionë euro.
28-vjeçari këtë sezon është kapiten i Empolit dhe ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A, kampionat në të cilin ka regjistruar 16 paraqitje deri më tani.
Ismajli është pjesë e Empolit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga skuadra e Spezias.