Ismajli ndër më të mirët në barazimin e Empolit

Ardian Ismajli ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Serie A, ndonëse ekipi tij Empoli ka barazuar në shtëpi ndaj Udineses, 1:1. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën mbrëma, ndërsa i takoi javës së 13-të të elitës së futbollit italian.

Kapiteni Ismajli që u vlerësua me notë të lart, kompletoi takimin. Pietro Pellegrini në minutën e 23-të kaloi Empolin në epërsi, ndërsa shifrat në 1:1 i barazoi Keinan Davis me golin e shënuar në minutën e 76-të.

Empoli zë vendin e dhjetë me 16 pikë, derisa një pozitë më lart me një pikë më shumë është Udinese.