Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli sipas të gjitha gjasave pritet ti bashkohet skuadrës së Napolit.
Napoli duket se ka fituar garën me Juventusin dhe Interin për shërbimet e 28-vjeçarit, që është pjesë e skuadrës së Empolit dhe ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Madje, transferimin e Ismajlit te Napoli nuk e ka mohuar as agjenti i tij, Sergio Mezzi.
“Jam duke biseduar me Napolin qe një vit. Nuk e di nëse marrëveshja do të arrihet, por dy presidentët e klubeve kanë raporte shumë të mira me njëri tjetrin dhe kjo mund të ndihmoj në negociatat mes klubeve”, ka thënë Mezzi.
Ismajli është pjesë e Empolit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Spezia dhe këtë sezon është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin italian.
Deri më tani, Ismajli ka regjistruar 17 paraqitje në të gjitha garat për Empolin, ekip që javët e fundit i ka besuar edhe shirtin e kapitenit.