Islandezët vlerësojnë “Dardanët”

COPENHAGEN, DENMARK - SEPTEMBER 04: Age Hareide, head coach of Denmark looks on prior to the FIFA World Cup 2018 european qualifier match between Denmark and Armenia at Telia Parken Stadium on September 4, 2016 in Copenhagen, Denmark. (Photo by Lars Ronbog / FrontZoneSport via Getty Images)

Selektori i Kombëtares së Islandës, Age Hareide, ka vlerësuar lart potencialin e Kosovës, ndërsa shortin e ka cilësuar si tejet të vështirë.

Kosova dhe Islanda, do të përballen në plejofin e Ligës së Kombeve, saktësisht për inkuadrim në Ligën B të kësaj gare.

Në kampanjën e fundit të Ligës së Kombeve, Kosova doli e dyta në grupin e saj të ligës C kurse Islanda përfundoi e treta në grupin e ligës B.

Ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve do të luhet më 20 mars të vitit të ardhshëm në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit pas tri ditësh në Islandë.

“Nuk ka diferencë të madhe ndërmjet shumicës së skuadrave të Ligës B dhe C. Për ne është e rëndësishme të qëndrojmë në Ligën B dhe për ta arritur këtë, duhet t’i bëjmë dy paraqitje të mira ndaj një kundërshtar të vështirë. Kemi një grup të mirë të lojtarëve dhe shpresoj se të gjithë do të jenë të gatshëm për këto ndeshje të marsit”, është shprehur Hareide pas shortit që u tërhoq të premten.

Kosova dhe Islanda janë përballur edhe në kualifikimet për Kupën e Botës 2018, ku në të dyja këto ndeshje, “Dardanët” kanë pësuar humbje.