Islanda e eliminon Izraelin

Islanda e ka eliminuar Izraelin në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Evropianin e këtij viti.

Islandezët në mposhtën izraelitët vendës me rezultatin 4:1, në ndeshjen që u zhvillua në Budapest.

Eran Zahavi shënoi për Izraelin në minutën e 31-të, kurse Albert Gudmundsson që realizoi “hat-trick”, i barazoi shifrat në minutën e 39-të.

Arnor Traustason në minutën e 42-të realizoi për 2:1.

Rayo Revivo i Izraelit u përjashtua me të kuq nga loja në minutën e 73-të, kurse Zahavi humbi penallti dhjetë minuta para fundit.

Ndërkohë, sulmuesi i Genoas, Gudmundsson, shënoi dy gola në minutën e 83-të dhe të 87-të, për rezultatin përfundimtar, 4:1.

Islanda nëpërmjet Rrugës B do ta kërkojë avancimin në Evropian.

Por, të martën duhet të fitojë përballë Ukrainës që e eliminoi Bosnje-Hercegovinën.