Islamofobia e Kadaresë ishte e pakuptueshme, e dëmshme dhe për keqardhje

Prof. Milazim Krasniqi

Kadareja në reva­nin e vet isla­mofobik i ka dy fantazma që i faniten vazh­dimisht: haxhi Qamilin dhe Esat Pashë Toptanin. Me figu­rat e tyre, ai e konstrukton sulmin ndaj islamit dhe myslimanëve shqi­p­ta­rë, si një prozë të hallakatur.

Shkruan: Milazim KRASNIQI, Prishtinë

Për shkak të prejardhjes komuniste-ateiste që kanë shu­mica e pjesëtarëve të elitave intelektuale e politike ndër shqip­tarë, ato kanë një koncept të fuqishëm monist dhe ate­ist edhe për kombin. Në këto vite të pluralizmit e të demo­kra­cisë së proklamuar, shumë prej tyre janë bërë altoparlan­të të përjashtimit të disa vlerave fundamentale nga iden­ti­te­ti ynë kombëtar. Kështu ndaj Islamit kanë shpal­lur pothu­aj­se një kryqëzatë propagandistike, duke luf­tuar gjithçka që lidhet me trashëgiminë ose me aktualitetin e tij ndër shqip­tarë. Intoleranca e sotme ndaj Islamit në masë të madhe ësh­të e burimit hoxhist, komunisto-ateist, meg­jithëse një pjesë e tij e ka burimin edhe te filoortodok­sizmi dhe filokatolici­z­mi.

Edhe pse Pashko Vasa, qysh në kohën e tij, pat folur qar­të e zëshëm për rrezikun që disa shtete europiane, nën pre­tek­stin e protektoratit fetar, po i shfrytëzonin ndasitë fe­tare dhe ashtu po rrezikonin ndarjen politike të shqip­tarëve, këta partizanë të islamofobisë së sotme nuk e kanë mësuar lek­si­onin e urtë të tij. Të sponsorizuar prej të huajve ose jo, ata vazhdojnë të provokojnë ndarje fetare, duke fyer shumicën myslimane e duke fyer vlerat e trashëgimisë is­lame ndër shqiptarë. Disa syresh e mbajnë në gojë haxhiqami­lizmin, pa u kujtuar se janë bërë vetë të atillë, veçse në kahun tjetër. Nuk ia vlen të përmenden me emra, jo vetëm pse janë një kamarillë goxha e madhe, po pse janë kompromentuar kaq keq, sa emrat e tyre kutërbojnë ur­rejtje. Por, për bëmat e ty­re duhet të mbahen shënime, sepse janë duke punuar për pris­h­jen e unitetit kombëtar. Meqë shu­mica dërmuese e shqip­ta­rëve janë myslimanë, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, gjë që u vërtetua edhe në censu­sin e fundit në vitin 2012, është e palogjikshme të preten­dohet përjashtimi i vlerave fetare të shumicës së kom­bit, për të mbajtur gjoja një komb puritan në vlera fe­tare, vetëm si ateist dhe, eventualisht, si kristian. Pika më e ha­bitshme e kësaj ka qenë dhe mbetet d­ek­larata e Ismail Kadaresë se sundimi i Enver Hoxhës la diçka pozitive mbrapa – sepse e dobësoi Islamin ndër shq­i­ptarë: “Vit pas viti, feja islame (…) e importuar midis bagazheve të os­manëve do të dobësohet (fillimisht në Shqipëri, pastaj në Ko­sovë). Kështu që feja e krishterë ose kultura e krishterë do të nguli­ten në vend. Kështu, pra, së shpejti, nga një e keqe (ndalimi i fesë më 1967) do të dalë një e mirë. Kombi shqiptar do të ecë drejt ripërtëritjes, e cila do ta shpejtojë bashkimin me kontinentin mëmë, me Evropën”.

Gjithë kjo urrejtje islamofobike e këtij shkrimtari, e kon­centruar në disa rreshta, është pothuajse e pashembullt! Në fakt, ky angazhim për deislamizimin e pjesës dërrmuese të kombit shqiptar, është si një thimth i Rekonkuistës së vjetër. Edhe inkuizitorët, që i detyronin hebrenjtë dhe myslimanët të konvertoheshin ose të shkonin në turrën e druve, flisnin për kontinentin mëmë dhe “fenë e vërtetë”. Bile, cinizmi i t­yre shkonte aq larg, sa hebrenjtë, që i digjnin për së gjalli në tu­r­ra të druve, i quanin “vëllezër sipas Krishtit”! Pra, pak a shu­më ishte vëllavrasje, por e motivuar nga zelli i çmendur fetar.

Në fakt, Kadareja e trajton Islamin si mall kontrabande (që qenkësh futur si mall i fshehur në bagazhe). Me këtë fi­gurë zbulon formimin e vet materialist-marksist, sipas të ci­lit ekziston vetëm materialja dhe asgjë tjetër, prandaj edhe feja, sipas këtij konceptimi, na qenkësh një mall, kësaj here i kontrabanduar. E dyta, shprehja e gëzimit për dobësimin e Islamit ndër shqiptarë është produkt i mosnjohurisë së ar­syes së vërtetë të Islamit dhe i një islamofobie patologjike. T’i adresosh merita regjimit që ndaloi besimet fetare në Shqipëri është jo vetëm antifetare, por edhe antikulturore, sepse një pjesë e madhe e vlerave kulturore të kombit shqip­tar janë formuar në përqasje me besimet fetare, ashtu që ndalimi i tyre do ta varfëronte skajshmërisht edhe tërësi­në e vlerave kulturore të kombit shqiptar. Por, Kada­reja në këtë rast e do kombin ashtu si bindjet e veta, anti­plural dhe monist. E treta, është e pavërtetë se Islami ndër shqiptarë në çfarëdo forme ta ketë kontestuar ose penguar përkatësinë europiane të kombit shqiptar. Idetë e para poli­tike e kul­tu­ro­re për kombin shqiptar i kanë formuluar inte­lektualë që kishin prejardhje myslimane, që nga Hoxha Tahsini, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri etj., sikundër që lë­vizjet politiko-ushtarake dhe projektet e pa­varësimit të Shq­i­përisë i kanë idejuar dhe zbatuar po ashtu politikanë e in­te­lektualë që me shumicë ishin myslimanë (që nga Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Abdyl Frashëri, pas­taj Ismail Q­e­mali, Isa Boletini, Hasan Prishtina etj.). Kur kanë dhënë këta ndonjë shenjë se po e ndanin Shqipërinë nga kontinenti mëmë? Asnjëherë. Mirëpo, Kadareja në reva­nin e vet islamofobik i ka dy fantazma që i faniten vazh­dimisht: haxhi Qamilin dhe Esat Pashë Toptanin. Me figu­rat e tyre, ai e konstrukton sulmin ndaj Islamit dhe myslimanëve shqi­p­ta­rë, si një prozë të hallakatur. Por, edhe në këtë rast, meto­do­logjikishti Kadareja është i gabuar kur fyen Islamin dhe myslimanët shqiptarë, sepse këta renegatë nuk kanë pasur asnjëherë dhe në asnjë formë mandatin e myslimanëve për veprimtarinë e tyre tradhtare, sikundër nuk do ta ketë pa­sur as Gjon Marka Gjoni mandatin e kato­likëve për të shpa­llur “Republikën e Mirditës”, nën sponosori­zimin e ser­bë­ve, për t’u ndarë nga bashkëkombësit shqiptarë të përka­të­sisë islame. Pra, përdo­rimi i emrave të dy renegatëve, për të përbaltur të gjithë bashkëkombësit myslimanë, është një urrejtje me prejardhje nga imagjinacionet poetike, por kurr­sesi logjike dhe kurr­sesi normale. Për ta çuar edhe më tej argu­mentin, duhet thek­suar se shqiptarët gjithmonë kanë qenë të bashkuar dhe pjesë e kontinentit mëmë, edhe gjatë sundimit osman, sepse bashkë me grekët, rumunët, bull­ga­rët, serbët, hungarezët, kroatët, boshnjakët e malazezët, ka­në qenë pjesë përbërëse e një perandorie universale, e cila gjit­h­monë ka qenë dhe është trajtuar si fuqi europiane. Mbetja nën sundim për disa shekuj e të gjithë këtyre popujve nuk e ka ndryshuar me asgjë identitetin europian të tyre. Po ashtu kryeqyteti i Peran­dorisë Osmane, Stambolli, ka qenë si një vazhdimësi e Kostandinopojës së Bizantit, pra edhe gjeografikisht e edhe kulturalisht një seli evropiane. Por, Ka­dareja nuk e ka me fak­tet kokëforta historike e gjeografike. Edhe kur nuk e thotë haptas, ai e ka inatin me “islamin aziatik”, sepse ashtu iu ka ngulitur në krye, që ta urrejë Islamin dhe të gjejë nga të mundet e si të mundet ndonjë etiketë zhvlerësuese për të. Madje, qoftë dhe te shëmb­ë­l­l­tyra e Enver Hoxhës.

Për të qenë absurdi edhe më i madh, ka shumë njerëz që e perceptojnë këtë shkrimtar si gjoja nacionalist! Kjo ed­he e tregon katandinë e nacionalizmit të vërtetë, kur ai nuk da­llohet nga pseudonacionalizmi dhe nga manipulu­esit anti­na­cionalistë. Islamofobia e Kadaresë dhe e dishe­pujve të tij ideologjikë është e tillë, që ka ruajtur tharmin mark­sist bre­n­da vetes dhe ai tharm i bën të jenë revolucio­narë në luftën kundër Islamit, gjoja se ai ua prish mitolog­jinë kombëtare, identitetin europian etj. Por, e vërteta është se ata iu kanë kthyer mitologjisë kombëtare, jo pse e duan si të tillë, jo pse e respektojnë pluralitetin e vlerave kombëtare, po për ta m­bushur disi vakumin ideologjik e shpirtëror që u ka lënë rënia e palavdishme e mitologjisë ko­muniste dhe për ta va­zh­duar edhe më tutje euforinë e tyre perverse revolucionare: “Me rënien e komunizmit universal marksist, së pari në na­c­io­nalizëm etnik, intelektualët dhe profesionistët u kthyen nga tra­sh­ë­gimitë dhe mitologjitë përkatëse etnike, me shpresën për të rea­li­z­uar premtimin mesianik të shndërrimit revolucionar të shoqër­i­së”.

Aspekti më morbid i këtij dimensioni “të shndërrimit re­volucionar të shoqërisë”, në këto njëzet vjet të tranzicionit në Shqipëri shihet në euforinë islamofobike. Sulmet e pa­re­sh­tura ndaj Islamit dhe ndaj bashkëkombësve myslimanë, gjithmonë nën petkun e nacionalizmit shqiptar, janë dëshmi e ekzistimit të një prirjeje hakmarrëse, e cila mbahet e fashi­tur vetëm për shkak se nuk e kanë fuqinë e mjaftu­eshme që ta zbrazin edhe me dhunë fizike zemërimin e tyre mbi “vë­llezërit renegatë”. Një gjë është e sigurt: ky zell antiis­lam nuk ka lidhje me nacionalizmin e as me naciona­len, nuk ka lidhje as me patriotizmin e as me njerëzoren. Të sulesh në sulm të pareshtur dhe të pamoralshëm kundër shu­micës së bashkëkombësve, duke i fyer si “gjak i prishur”, si “aziati­k­ë”, si “çeçenë”, si “antieuropianë” etj., kjo është një prirje edhe antinacionaliste edhe antikombëtare.

Për çfarë kombi shqiptar mund të bëhet fjalë, nëse shu­mica dërrmuese e tij, që është e përkatësisë fetare islame, përjashtohet nga njësia kombëtare me këso etiketimesh? Nëse do të mbeteshin vetëm të krishterët shqiptarë, si “vu­lëmbajtës të shqiptarizmit”, ata do të përbënin rreth 300.000 frymë dhe, si të tillë, do të ishin një popull i vogël, edhe më i pakët se malazezët. Mos e duan këtë zgjidhje islamo­fobët, të frymëzuar nga bëma e turpshme e Gjon Marka Gjonit, i cili pat shpallur se katolikët e tij nuk mund të jetonin me “turqit” dhe se më mirë e kishte të lidhej ashtu si u lidh, pas qerres së Serbisë? Paradoksalisht, këtë zgjidhje e duan edhe radikalët islamistë ndër shqiptarë, (fat­mirësisht të pakët në numër) që bëjnë ç’bëjnë, po duan ta plasojnë një ide të urrej­tjes ndaj Perëndimit si “qytetërim i degjeneruar”. Ata i keq­përdorin fjalët dhe veprimet e islamo­fobëve shqiptarë dhe i paraqesin si një kryqëzatë kundër të gjithë myslimanëve. Meqë një pjesë e konsideru­eshme e besimtarëve myslimanë shqiptarë janë të pashkol­luar dhe të painformuar si duhet, rreziku i manipulimit me ndjenjat e tyre është bukur i mad­h.

Megjithatë, tash për tash stabiliteti në korpusin kom­bë­tar është i siguruar. Por, nëse këto provokime të dyanshme, nga islamofobët dhe nga radikalët myslimanë nuk reshtin, nëse ato bëhen edhe më të bezdisshme, ato mund të shndë­rrohen në një pykë të rrezikshme, që nga armiqtë e shqip­ta­rëve, në rrethana që mund të jenë të pafa­vorshme në rrugën e historisë, mund të përdoret për ta çarë trungun kombëtar shqiptar. Si minimum, islamofobët është mirë ta kuptojnë se kjo që bëjnë nuk është nacionalizëm shqip­tar, nuk është interes nacional, po është një manovër e rrezikshme që po e bëjnë në dëm të unitetit kombëtar. Ndërsa, radikalët myslimanë tash për tash nuk kanë asnjë grimë vullnet që të nda­len në qëllimet e tyre diversive ndaj identitetit kombëtar. Fakti që islamofobët kontrollojnë jo pak medie, fakti që ra­dikalët myslimanë sponsorizohen nga donacione të ndry­sh­me, nuk duhet t’i trimërojë deri në pikën, ku do të shndërro­heshin në mercenarë kundër intere­save unike kombëtare.

E vetmja zgjidhje afatgjate dhe, në esencë, edhe hu­ma­ne është bashkëjetesa harmonike e të gjithë bashkë­kom­bë­s­ve, duke respektuar edhe pluralitetin e besi­meve fetare dhe pluralitetin e vlerave të tjera, sociale, rajo­nale, gjinore etj. Në fund të fundit, nacionalizmi shqiptar, në versionin e tij human dhe kombforcues e shtetndërtues, nuk mund të ri­bëhet pa këtë harmoni e pa respektimin e të gjitha vlerave. Nuk mund të forcohet kombi shqiptar, duke përjashtuar vlerat dhe kontributin e besimeve fetare dhe, veçmas, kont­ri­butin historik dhe aktual të myslimanëve, përkatësisht vle­rat e besimit islam, që janë të integruara në identitetin tonë kombëtar. E ardhmja e shqiptarëve si komb dhe formimi eventual i një shteti të përbashkët kombëtar prej tyre varet nga shumë faktorë, që nga ata gjeopolitikë e deri te fuqia ekonomike. Por, të gjitha këto varen edhe nga harmonia e brendshme, ku respektohen të gjitha vlerat.

(Fragment nga libri “Nacionalizmi shqiptar”, Logos A, 2014, Shkup. Fusnotat u hoqën. Titulli u formësua për këtë rast.)