Islamic Relief Kosova, në këto ditë të acarta vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare.
Kjo organizatë humanitare, ka ndërmarrë një aksion për shpërndarjen e lëndëve djegëse për shumë familje që jetojnë në varfëri të skajshme.
Drejtori i IRK-së, Ramadan Berisha, ka bërë të ditur për mesazhi.com, se ky projekt që është financuar nga Islamic Relief në SHBA e implementuar nga Islamic Relief në Kosovë, ka për qëllim zbutjen e gjendjes së familjeve të varfëra në këto ditë kur temperaturat kanë shënuar rënie të theksueshme.
Ai tha se për rreth 60 familje kanë shpërndarë nga 5 metra, 1000 batanije dhe 15 shporeta alfa.
Po ashtu ai bëri të ditur se IRK ka nis shpërndarjen edhe të 500 pakove ushqimore për rreth 500 familje me jetimë e skamnorë./Mesazhi.com/