Ballina Lajmet Kosovë Islamic Relief Kosova, shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Varfërisë

Islamic Relief Kosova, shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Varfërisë

Islamic Relief nȅ Kosovȅ, me rastin e 17 Tetorit – Ditës Ndȅrkombȅtare pȅr Vvogȅlimin e varfȅrisȅ, ka shënuar njȅ aktivitet vetȅdijȅsimi.

Stafi dhe vullnetarȅt e Islamic Relief prezantuan nȅ sheshin “Zahir Pajaziti” ku mbanin nȅ dorȅ mesazhe tȅ ndryshme qȅ kishin për qëllim sensibilizimin e opinionit përkitazi me varfȅrinȅ nȅ Kosovȅ dhe Botȅ.

Ky aktivitet kishte pȅr qȅllim vetȅdijȅsimin e njerȅzve pȅr varfȅrinë dhe inkurajimin e tyre pȅr tȅ ndihmuar tȅ tjeret, pra pȅr ndyrshim, sië ishte edhe motoja e kȅtij aktiviteti: Fillo Kontributin Tȅnd Drejt Ndyshimit.

Dita ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë e gjen sërish Kosovën në krye të listës së vendeve më të varfra në Ballkanin Perëndimor.
Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2015, thuhet se 17.6 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të plotë, derisa në varfëri ekstreme jetojnë 5.2 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Rreth 17.6 për qind e popullatës, sipas statistikave jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme me 1.30 euro në ditë.

Nëse bëhet një mbledhje e thjeshtë del se në Kosovë mbi 22 për qind e popullatës jeton në varfëri.

Këto të dhëna preliminare për varfërinë në Kosovë i ka kumtuar Agjencia e Statistikave të Kosovës./Mesazhi.com/

3

Exit mobile version