Duke u bazuar në një rritje të madhe të migrimit në europë dhe popullsia e madhe myslimane në amerikë, Islami pritet të kapërcejë Krishterizmin, duke u bërë feja më e populluar në botë deri në vitin 2070, raporton Daily Mail.
Sipas ” Pew Research Center” , me seli në Washington DC, shpërndarja e fesë islame në popullsinë e botës, do të jetë e barabartë me pjesën e krishterë, për rreth 32 përqind – çdo vit – brenda 53 viteve.
Hulumtuesit thonë se migrimi është ndër faktorët kryesorë, për rritjen e popullsisë myslimane në disa rajone, duke përfshirë Ameriken e Veriut dhe Evropën.
Analizat e këtij instituti, thonë që myslimanët janë religjioni fetar me rritjen më të madhe në botë dhe në vitin 2010 ishin rreth 1.6 miliard në botë – rreth 23 përqind të popullsisë botërore, shifër kjo më e vogël sesa e krishterëve, të cilët përbënin 31 përqind të popullësisë me 2.2 miliard.
Hulumtimi poashtu thotë që myslimanët janë duke pasur më shumë fëmijë, sesa pjesët e grupeve tjera fetare, me çdo grua që ka një mesatare prej 3.1% të pasardhësve, krahasuar me 2.3% që kanë gjithë grupet e tjera të kombinuara fetare.
Në vitin 2010 mosha mesatare e të gjithë myslimanëve ishte 23 vjet, shtatë vjet më e re se pjesa jo-myslimane.
Rreth 62 përqind e myslimanëve jetojnë në pjesën e Azisë dhe Paqësorit, me popullsi të madhe në Indonezi, Indi, Pakistan, Bangladesh, Iran dhe Turqi, raporton Pew Researches / transmeton Indeksonline.
Në vitin 2050, India pritet të marrë lidershipin nga Indonezia, si vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë, gjithmonë sipas këtij studimi të bërë.
Vitin e kaluar ka pasur 3.3 milionë myslimanë të të gjitha moshave në SHBA – rreth 1 përqind të popullsisë. Deri në vitin 2015, parashikohet të ketë një rritje për 2.1 përqind.