Ballina Artikuj Islami nuk kërkon që ta braktisim këtë botë, por ta menaxhojmë atë...

Islami nuk kërkon që ta braktisim këtë botë, por ta menaxhojmë atë në dritë të besimit

Sejjid Kutub (r.a)

Sejjid Kutub ka thënë: Islami nuk u kërkon besimtarëve që ta braktisin këtë botë, ngase ata janë krijuar që të jenë mëkëmbës në këtë botë, por, Islami kërkon prej besimtarëve që t’i drejtohen Allahut për menaxhimin me këtë botë dhe mos t’i ngushtojnë horizontet e tyre, ashtu që dunjanë ta shndërrojnë në mure të cilat do t’i ngujojnë brenda saj…

Islami synon që ta lirojë “njeriun” nga muret e kësaj dunjaje të vogël, ashtu që e bën atë të punojë në dunja, por të ndjehet se është më i madh se ajo, ta ushtrojë mëkëmbësinë-hilafetin në dunja, por të jetë i lidhur me horizontin më të lartë.
Së këndejmi, njeriut do t’i duken preokupimet që janë të lidhura vetëm për këtë botë, të pa rëndësishme dhe të imta, kur do t’i vështrojë nga lartësia e këndvështrimit Islam.

Prej arabishtes: Dr. Bashkim Aliu

Exit mobile version