“Islami na ka mësuar stacionet e jetës para se të na tregojë stacionet e vdekjes…”

Hoxhë Vladimir Kera

Para se të vinte Islami si revelatë hyjnore, njerëzit e merrnin në konsideratë fenë vetëm tek hapësira mistike dhe sidomos tek ritet e vdekjes. Me ardhjen e Islamit, specifikisht nëpërmjet diskursit Kur’anor dhe jetës së Profetit a.s., feja u bë pjesë e përditshmërisë njerëzore. Prandaj, do të shikoni që ne Islam ka detaje të jetës njerëzore nga lindja deri në vdekje. Islami na ka mësuar stacionet e jetës para se të na tregojë stacionet e vdekjes, na ka treguar shkallët e dynjasë para se të na tregojë shkallët e ahiretit, na ka mësuar se si të jetojmë para se të na mësojë si të vdesim, na ka treguar si fitohet pasuria para se të na tregojë si dhurohet ajo, na ka mësuar se si zotërohet dynjaja para se të na tregojë se si braktiset ajo.
—–
Mbi të gjitha Profeti a.s. na ka treguar se më i miri prej jush para se të bëhet Musliman është gjithashtu më i mirë edhe në Islam, nëse e ka kuptuar fenë (si duhet).

Hoxhë Vladimir Kera