Ballina Artikuj Islami, çfarë është ai? – Fragment

Islami, çfarë është ai? – Fragment

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

Të përvëluarit pas debatit gjithmonë më pyesin:
“Si ka mundësi që Allahu na ka krijuar gojë, dhëmbë, fyt dhe stomak për të ngrënë, pastaj na thotë të agjërojmë!
Si krijon për ne bukurinë dhe epshin, pastaj na thotë ulni shikimet tuaja dhe ruani nderin!
A është e logjikshme kjo?
E unë u them atyre: Madje, kjo është e vetmja logjikë. Allahu të ka dhënë kalin për t’i hipur atij dhe jo për të të hipur ai ty, që ta ngasësh ti atë dhe ta bësh zap dhe jo ai të të ngasë ty e të të bëjë zap!
Dhe trupi yt, ai është kali yt i krijuar për ty që t’i hipësh atij, ta bësh zap, ta ngasësh, t’ia vësh frenat, ta përdorësh për qëllimet tuaja dhe jo e kundërta, të të përdorë ty për qëllimin e tij dhe të të drejtojë ai ty për epshet e tija.
Prej këtu e kuptojmë se, mbajtja nën kontroll e epshit, drejtimi i dëshirave dhe frenimi i stomakut janë shenja të njeriut.
Ti je njeri vetëm në momentet, në të cilat i bënë ballë asaj çfarë dëshiron dhe duron ato çfarë urren.
Ndërsa, po të jetë gjithë përqendrimi yt nënshtrimi ndaj urisë dhe epshit, atëherë ti je një shtazë që të lëviz grazhdi me kashtë dhe të bën zap dajaku, dhe Allahu nuk na ka krijuar për një gjë të tillë!”
___________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Islami, çfarë është ai”?

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version