Pas sulmeve në Spanjë, Finlandë e Rusi, Shteti Islamik ISIS kërcënon Italinë.
ISIS paralajmëroi se objektivi i ardhshëm i sulmeve të tyre do të jetë Italia.
Kërcënimi është zbuluar në komunikimin e përdorur nga xhihadistët në internet.
Ndërkohë që Italia është vendosur në gatishmëri të lartë.
Qeveria italiane ka rritur masat e sigurisë për të parandaluar sulme të mundshme terroriste.
Por nuk është hera e parë që Italia kërcënohet nga ISIS, pasi në prill të 2016 përmes një mesazhi, terroristët u shprehën se objektivi i radhës do të jetë Roma.
Në tri ditët e fundit Evropa është përfshirë nga një valë sulmesh – në Barcelonë më 14 të vdekur, Finlanda dy të vdekur, Gjermani dhe Rusia me disa të plagosur duke ngritur në shkallën më të lartë nivelin e sigurisë./Mesazhi/