Organizata terroriste DEASH njoftoi se i ka vënë zjarrin një shkolle në qarkun Kush Tepa të provincës Jovxhan në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i policisë në Jovxhan, Fakir Muhammed Xhuzxhani në një deklaratë për AA tha se pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH, pas sulmit në rajonin Garden të Kush Tepa-s, i kanë vënë zjarrin një shkolle të mesme të lartë për meshkuj në këtë rajon.
Sipas tij, përleshjet mes terroristëve dhe forcave të sigurisë në Kush Tepa po vazhojnë për rreth një javë. Xhyzxhani tha se pjesëtarët e organizatës pas marrjes së kontrollit të rajonit Garden kanë vrarë dy civilë me arsyetim se i kishin dhënë mbështetje qeverisë.
Ai poashtu njoftoi se operacionet në rajon do të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.