ISIS-i përgjakë sërish Irakun, mbi 50 civilë të vrarë

Grupi terrorist ISIS e mori përsipër sulmin e dyfishtë në jug të Irakut, ku u vranë të paktën 50 persona, të gjithë civilë.

Bilanci i viktimave pritet të rritet edhe më tej, pasi autoritetet njoftojnë se shumë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Ky është sulmi më i përgjakshëm në Irak që prej rimarrjes së Mosulit në muajin korrik. /MESAZHI/