Isis ka vrarë të paktën 128 persona në një qytet sirian, në thellësi të një territori të mbajtur nga regjimi. Lajmin e bën të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. .
Forcat qeveritare arritën të rimarrin rajonin al-Qaratayn gjatë fundjavës, ndërsa organizata teroriste ISIS ka shfrytëzuar rastin që të kryej këto vrasje në stilin e ekzekutimit. Në mesin e të vrarëve ka pasur ushtarë të regjimit dhe civilë.
Al-Qaratayn gjendet rreth 300 kilometra larg nga Deir Ezzor, qytet i cili u pushtua nga militantët në fillim të këtij muaji.
Të paktën 153 ushtarë të ushtrisë siriane dhe luftëtarë nga milicitë aleate si Hezbollahu i Libanit humbën jetën gjatë pesë ditëve të përleshjeve të rënda për qytetin e provincës Homs.
Ende nuk është e qartë se si militantët ishin në gjendje të kryenin një ofensivë të tillë duke qenë aq larg nga baza e furnizimit. /MESAZHI/