Ushtria e regjimit sirian ka rimarrë rajonin Deir al-Zour, bastionin e fundit të organizatës terroriste ISIS. Ky lajm bëhet i ditur nga televizioni shtetëror.
“Qyteti është tërësisht i çliruar nga terrorizmi”, thuhet në raportin e lëshuar nga televizioni shtetëror.
Edhe raporte të tjera thanë se ushtria e regjimit dhe aleatët e saj po pastronin “mbetjet e fundt të rezistencës së ISIS”.
ISIS kishte mbajtur shumicën e territorit të qytetit që nga viti 2014. Vendi ishte me rëndësi strategjike për ISIS-in për shkak të afërsisë së kufirit me Irakun. /MESAZHI/