Ishte i madh përpara se të ngjitej… dhe mbeti i madh edhe pasi zbriti..!

Dr. Mustafa Mahmud

“… Kujto, se Muhammedi u ngjit në qiellin e shtatë, mbërriti deri te Sidretul-Munteha dhe u afrua deri atje sa nuk ishte afruar asnjë krijesë tjetër përpara tij!
Dhe, kur u kthye në tokë ai ishte në shërbim të familjes së tij, mjelte dhëntë dhe qepte këpucët e tij.
I vinte skllavi duke i kërkuar të ndërmjetësojë tek zotëria i tij, e ashtu vepronte. I vinte skllavja e vogël dhe e tërhiqte për dore, që të ndërmjetësojë për të tek familja e saj dhe shkonte me të tek ata.
U ngjit në qiellin e shtatë dhe vazhdoi të hante në një sahan të vetëm me të varfërit dhe udhëtonte me mushkë.
Urdhëronte ushtrinë e tij të mos priste asnjë pemë, të mos vrisnin fëmijë e as gra, dhe t’i linin murgjërit në manastiret e tyre e çfarë adhuronin ata.
Ishte i madh përpara se të ngjitej… dhe mbeti i madh edhe pasi zbriti.
I madh pa mendjemadhësi dhe madhështor pa madhështi!”
—————————
(Nga libri: Muhammed, sal’lallahu alejhi ve sel’lem, nga Dr. Mustafa Mahmud)

Hoxhë Lavdrim Hamja