Ballina Jeta Shëndetësi Ishemia kardiake, si mund të kontrollohet dhe trajtohet

Ishemia kardiake, si mund të kontrollohet dhe trajtohet

Ishemia është vuajtja e qelizave të muskulit të zemrës për mungesën dhe furnizimin e tyre me oksigjen. Ishemia kardiake ndodh atëherë kur pllaka apo materiali yndyror zvogëlon pjesën e brendshme të arteries deri në atë pikë kur ajo nuk mund të plotësojë nevojat e zemrës për gjak. Oksigjeni vjen nëpërmjet enëve koronare, bllokimi i enëve koronare çon në ishemi të këtyre qelizave, në vuajtje të qelizave.

Kur kemi një emergjencë të arterieve koronare ?

Emergjenca është infarkti i miokardit, bllokimi i menjëhershëm i enëve të gjakut.

Si mund të kontrollohet?

Nëse nis një dhimbje e fortë e gjoksit duhet që të ndalohet aktiviteti që po bën personi në atë moment. Nëse është duke ecur duhet ndalur ecja, nëse është duke bërë një punë duhet ta ndalë, nëse është duke ngjitur shkallët të ndalojë dhe të mundohet të marrë frymë thellë. Personat që po mjekohen nga sëmundjet e zemrës fusin shpjet nën gjuhë atë kokrrën e trinitrinës që e mbajnë me vete, këta persona në kushte shtëpi mund të marrin një teke raki pasi ndihmon në hapjen e enëve koronare, për momentin. Megjithatë nuk duhet vonuar lajmërimi i ambulancës, ose në rastin më të mirë duhet njoftuar mjeku i familjes që të vendosë situatën nën kontroll.

Sigurisht duhet të telefonojë edhe urgjencën. Aspirina është mirë të merret në këto momente, pasi aspirina gjendet pothuajse në çdo shtëpi, sidomos tek pacientët që janëhipertonik, diabetikë në shoqërimin e terapsië kanë edhe aspirinën në doza të vogla.

Trajtim medikamentoz apo me kirurgji?

Deri tek kirurgjia ka “rrugë” për të bërë. Fillimisht duhet bërë kujdes me stilin jetesës, dmth nëse këta persona janë mësuar të konsumojnë duhan, alkool, të bëjnë një jetë sedentare duhet të ndryshojnë. Duhet të bëjnë kujdes me dietën veçanërisht nëse vuajnë nga sëmundje të tilla si diabeti. Nëse ky ndryshim nuk sjell sukses atëherë mund të jetë e nevojshme marrja e medikamenteve të cilat do ta ndihmonin zemrën që të punojë në mënyrë me eficiente dhe të marrë më tepër gjak për oksigjen. Procedura të zakonshme për trajtimin e sëmundjeve arteriale janë angioplastika koronare me ballon, vendosja e stentit apo operacioni i bypass-it koronar.

Vdekshmëria

Midis sëmundjeve të zemrës shkaku më i lartë i vdekshëmrisë vjen prej sëmundjeve të arterieve koronare.

Mosha

Më të rrezikuar janë personat mbi 55 vjeç. Më të predispozuar janë meshkujt sepse kanë më shumë faktorë risku. Ndërkohë që femrat deri në periudhën e menopauzës mbrohen nga niveli i lartë i estrogjenit. Pas periudhës së menopauzës rreziku është i njëjtë.

Dieta ushqimore

Është mirë që të hamë në mënyrë të shëndetshme. Jo yndyrna, të mos e teprojmë me mish çdo ditë, sa më shumë perime dhe fruta. Nga mishrat më i mirë është peshku , pas peshkut mishi i pulës

Exit mobile version