Ish-ushtari i UÇK-së, njëherësh anëtari i LDK-së Jon Harrison, është shprehur kundër ndërtimit të murit në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Harrison ka shkruar se muri do të jetë cak i raketave RPG dhe se është poshtërim për Kosovën.
“Më vjen mirë të shoh se serbët kanë ndërtuar një mur në Mitrovicë… do të jetë cak i RPG-ve. Seriozisht, ky mur është poshtërim dhe shpresoj se shërbimet e sigurisë së Kosovës do të analizojnë anën tjetër të murit. Nuk është shaka kjo punë”, ka shkruar Harrison.
“Ligji do të vendos se muri është ilegal dhe jam i sigurt se me forcë do të hiqet, nëse jo do të vijë vetë me një çekan”, ka shkruar në fund ish-ushtari i UÇK-së.