Ish-ushtari izraelit i dënuar për vrasje të palestinezit, përfshihet në fushatë të Netanyahut
Partia në pushtet Likud e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, në fushatën parazgjedhore ka përfshirë Elor Azaria, ish-ushtarin që njihet për vrasjen brutale të palestinezit të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Izrael do të mbahen më 9 prill, ndërsa ish-ushtari izraelit i dënuar është një nga protagonistët kryesorë të fushatës së deputetit parlamentar të Likud dhe zëvendësministrit të tanishëm të Mjedisit, Yaron Mazuza.
Mazuz njoftoi se do të jetë kandidat në zgjedhjet e ardhshme, të cilit në një video iu bashkua edhe Azaria.
“Me ndihmën e Zotit dhe Azaria-s, do të kemi sukses”, tha Mazuz.
Azari në mars të vitit 2016 në Hebron me disa të shtëna me armë zjarri në kokë vrau palestinezin Abdulfettah al-Sharifi, i cili paraprakisht ishte plagosur nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmin me thikë ndaj një shtetasi izraelit.
Rasti tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror pasi grupi izraelit për të drejtat e njeriut B’Tselem lëshoi një video që tregon se si ushtari Azaria nga afërsia e tij vret palestinezin e plagosur dhe të paarmatosur.
Gjykata izraelite fillimisht e dënoi Azaria me 18 muaj burg, por ushtria izraelite në mënyrë shtesë ia reduktoi dënimin në 14 muaj. Duke vuajtur vetëm nëntë muaj burg, Azaria është lënë i lirë që nga muaji maj i vitit të kaluar dhe në qarqet hebreje të djathtë cilësohet si hero kombëtar.