Ish-ushtari i UÇK-së në mbrojtje të Xhamisë: Turp për ata që në emër të UÇK-së thërrasin protesta kundër xhamive

Sot është mbajtur protesta në Prishtinë e thirrur kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe.

Përpos atyre që protestuan kundër ndërtimit të xhamisë, aty pat shumë qytetarë që e kundërshtuan këtë protestë

Një prej tyre ka veshur uniformën e UÇK-së, derisa tha se është e pakuptueshme që një ish-ushtar i UÇK-së thërret protestë kundër ndërtimit të xhamisë.

“Është e pakuptueshme që një komandant del kundër xhamisë, ai po bashkohet me serbët. Është e drejtë e secilit me e pasë xhaminë. Mas 20 vitesh një person me thirrë një protestë të tillë është e pakuptueshme, ne luftën e kemi ba për me i mbrojtë vlerat tona, e njëra prej tyre është edhe feja”, tha Blerim Ejupi.