Ish-senatori amerikan, Bob Menendez, është dënuar me 11 vjet burg për akuza për ryshfet, zhvatje dhe korrupsion, transmeton Anadolu.
71-vjeçari Menendez, një ligjvënës demokratik për një kohë të gjatë nga New Jersey, u dënua për 16 akuza të lidhura me akuzat për marrjen e ryshfetit, duke përfshirë shufra ari dhe para, në këmbim të favoreve politike.
Sipas disa mediave amerikane që ishin të pranishëm në sallë, në një fjalim 12-minutësh përpara dënimit të tij në një sallë gjykate federale të Neë Yorkut, Menendez pranoi gabimet e së kaluarës, por mbrojti shërbimin e tij publik.
“Kam bërë shumë më tepër mirë se keq”, tha ai.
Në muajin korrik, një juri federale në Neë York e shpalli Menendezin fajtor për pranimin e qindra mijëra dollarëve ryshfet dhe veprimin si agjent i huaj i paregjistruar.
Prokurorët pretenduan se Menendez pranoi ryshfet nga tre biznesmenë nga Neë Jersey, përkatëisht Fred Daibes, Wael Hana dhe Jose Uribe, duke përfshirë shufra ari, pagesa hipotekore, një makinë luksoze dhe më shumë se 480 mijë dollarë në para. Në këmbim, ai dyshohet se mbronte individë nga ndjekja penale dhe përdori zyrën e tij për të përfituar qeveritë egjiptiane dhe të Katarit.
Menendez, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit në muajin gusht, nijhej gjithashtu për kundërshtimin e shitjeve të armëve ndaj aleatit të NATO-s Türkiyes për shkak të lidhjeve të tij të dukshme me lobet greke dhe armene në SHBA.