Ish-rrjeti social Twitter, X, vendos të rikthejë titujt e lajmeve për URL-të

Përmes një postimi në X, Musk tha se në një përditësim të ardhshëm, kompania do të vendosë titullin.

Elon Musk tha se X, ish-rrjeti social Twitter, se do të fillojë të tregojë tituj lajmesh në kartat e URL-ve në platformë pas vendosi ti heqë ato muajin e kaluar.

Përmes një postimi në X, Musk tha se në një përditësim të ardhshëm, kompania do të vendosë titullin.

Ai nuk dha një afat kur ndryshimi i ri do të mbërrijë as sesi do të ngjajë. Në Gusht CEO i Tesla tha se X kishte planifikuar të mos tregonte më titujt e URL-ve për të përmirësuar pamjen estetike.

Në Tetor kompania filloi zbatimin e këtij plani. Për shkak të këtij ndryshimi, përdoruesit duhej të klikonin një kartë URL për të parë dhe lexuar titullin e lajmit.

Për të shmangur këtë, publikuesit filluan të vendosnin titujt e lajmeve në imazhet e artikujve dhe të postonin lidhjen më vete.