Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ish-presidenti gjerman: Fëmijët e emigrantëve bënë mrekullira në sport, kulturë, shkencë, ekonomi

Ish-presidenti gjerman: Fëmijët e emigrantëve bënë mrekullira në sport, kulturë, shkencë, ekonomi

Christian Wulff

Ish-presidenti i Gjermanisë, Christian Wulff tha se fëmijët e emigrantëve në vend kanë bërë mrekullira në sport, kulturë, shkencë, ekonomi dhe kanë ndërmarrë role të rëndësishme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në aktivitetin e zhvilluar nga Fondacioni Gjerman i Integrimit me rastin e 60-vjetorit të marrëveshjes për marrjen e fuqisë punëtore të nënshkruar mes Turqisë dhe Gjermanisë, Wulff tha “Fëmijët e emigrantëve në Gjermani kanë bërë mrekullira në sport, kulturë, shkencë, ekonomi dhe kanë ndërmarrë role të rëndësishme. Të gjithë kanë përfituar, edhe emigrantët e ardhur këtu edhe vendi ynë. Në një kuptim kjo ishte një situatë ‘fito-fito’. Për këtë arsye falënderimi dhe respektimi janë detyrë”.

Gjermania mirëqenien e saj ia detyron emigrantëve të ardhur nga Turqia

Wulff vuri theksin se vetëm pasi kanë kaluar vite nga migrimi i punëtorëve kjo vlerësohet si një histori suksesi dhe kuptohet se Gjermania për mirëqenien u detyrohet emigrantëve punëtorë të ardhur nga Turqia.

Ai shtoi se në vitet e 60-ta u nënvlerësua që njerëzit erdhën në Gjermani pa familje, pa ditur gjuhën. “Edhe koncepti i punëtorit mysafir të vinte ndërmend se njerëzit do vinin të punonin për një kohë të shkurtër dhe do të ktheheshin në shtëpinë e tyre. U deshën vite që të kuptohej se njerëzit që erdhën këtu dëshironin të jetonin dhe të qëndronin këtu me familjet e tyre. Nga këto familje ka fëmijë që janë shtetas gjermanë dhe që janë integruar shumë mirë në Gjermani”, tha Wulff.

Është shqetësuese që urrejtja në rritje kundër të huajve po përdoret si material elektoral

Ish-presidenti gjerman shpjegoi se migrimi i ka rritur përfitimet Gjermanisë por tërhoqi vëmendjen se në anën tjetër është rritur urrejtja kundër të huajve në vend.

“Duhet të shprehet shqetësim që në disa rajone po përdoret si material elektoral armiqësia dhe urrejtja në rritje kundër të huajve në Gjermani”, theksoi Wulff dhe shtoi se “Kur njerëzit të mblidhen së bashku dhe të krijojnë kontakte ballë për ballë atëherë do ta kuptojnë në të vërtetë se të tjerët nuk janë ndryshe nga ata vetë dhe se nuk kanë nevoja më të ndryshme”.

Në aktivitetin e Fondacionit Gjerman të Integrimit gjithashtu morën pjesë bashkë me nënën e saj edhe Dilek Gürsoy, e para dhe e vetmja kirurge femër që ka kryer një transplant të plotë të zemrës artificiale në Evropë.

Për të mbyllur deficitin e fuqisë punëtore pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania solli emigrantë duke bërë marrëveshje me Italinë në vitin 1955 dhe në vitin 1960 me Greqinë dhe Spanjën.

Më 30 tetor 1961 Gjermania nënshkroi marrëveshjen e fuqisë punëtore me Turqinë dhe filloi zyrtarisht migrimin e fuqisë punëtore me këtë vend. /aa

Exit mobile version