Në fillim të Tetorit Trump paditi Twitter në gjykatë me argumentin se dëbimi i tij shkelte të drejtat e Amendamentit të Parë.
Ish presidenti Amerikan Donald Trump zyrtarisht prezantoi ditën e sotme rrjetin e tij social. Quhet TRUTH Social, dhe platforma është përpjekja e tij për të luftuar ndaj kompanive të mëdha të Silicon Valley të cilët sipas tij kanë përdorur pushtetin e tyre për të heshtur zërat opozitarë në Amerikë.
Shumë mbështetës të Trump besojnë se rrjetet social janë kundër zërave konservatorë e madje një grup në 2018-ën paditi Twitter, Facebook dhe Google duke i akuzuar ato për shkelje të Amendamentit të Parë.
Megjithatë Facebook dhe Twitter kanë dëbuar Trump nga platformat e tyre pas protestave të 6 Janarit. Sipas Twitter cicërimat e Trump shkelnin politikat e përdorimit.
Në fillim të Tetorit Trump paditi Twitter në gjykatë me argumentin se dëbimi i tij shkelte të drejtat e Amendamentit të Parë.
TRUTH Social debuton në fazën beta në Nëntor ndërsa do të bëhet i disponueshëm globalisht në tre mujorin e parë të 2022. /PCWorld Albanian