Ish pengjet izraelite takohen me Papën, bëjnë thirrje për marrëveshje për pengjet tjera

Papa Françesku u takua me një delegacion të ish-pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza, të cilët ripërtëriën thirrjet për një marrëveshje për të sjellë në shtëpi ata që ende mbahen në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

Yelena Troufanov, e cila u lirua nga Gaza nëntorin e kaluar, por djali i së cilës Sasha mbahet ende atje, tha se një marrëveshje për të sjellë pengjet e mbetur në shtëpi duhet të bëhet tani, veçanërisht me afrimin e dimrit.

Troufanov foli për të parë djalin e saj të shfaqej në një video të publikuar të mërkurën nga grupi Palestinez Xhihadi Islamik.

“Ju shihni në foto se si fëmija im ka ndryshuar gjatë këtij viti,” tha Troufanov në një konferencë shtypi në Romë pas takimit me Papën.

“Jam shumë e shqetësuar për gjendjen e tij. E shoh që nuk është në gjendje të mirë mendore dhe jo në gjendje të mirë fizike”.

Ajo dhe ish-pengjet e tjerë thanë se shpresonin që administrata e ardhshme e Trump në SHBA do të punonte me administratën në ikje të Bidenit për të lehtësuar një marrëveshje për të liruar ata që mbaheshin në Gaza.