Ish-ministri Vitia: Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument shëndetësor

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se i ndjeri, Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument shëndetësor në hyrje të pikës kufitare.

“Kam pasur të drejtë për të liruar nga karantina ka qenë nga zyra ligjore e ministrisë që më kanë sjellë vendime në mënyrë shabllone, për procesin deri në karantintim kanë qenë publik”.

“Ndjejë keqardhje për vdekjen e Agonit dhe nuk ka qenë e lehtë për mu si ministër. Në këtë rast ka ndodhur  tragjedi që në aspektin njerëzor e moral e kam përjetuar rëndë dhe me përgjegjësi të plotë ju them se Agoni nuk ka pasur dokument në hyrje të pikës kufitare, dhe natyrisht për këtë në atë kohë ato deklarata që i kam lexuar e kanë konfirmuar një gjë të tillë”, tha Vitia.

Ai këto deklarat i ka bërë, gjatë raportimit në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, dëshmon Arben Vitia, ish-ministër i Shëndetësisë.

Ish-ministri Vitia ka thënë se me fillimin e paraqitjes së rasteve, Kosova ka qenë e papërgatitur, ku kanë munguar pajisjet mbrojtëse.

Vitia ka thënë se punën ua ka vështirësuar edhe sistemi i brishtë në Kosovës që është trashëguar për 20 vjet.

“Është vështirë të thuhet se cilin model e kemi marrë. Pandemia në mars u bë shumë e frikshme dhe raportet tregonin që kjo pandemi kishte të panjohura. Jo vetëm Kosova pothuajse asnjë shtet nuk kanë qenë të përgatitura për një pandemi të tillë dhe rezervat për materialin mbrojtës ka ë qenë të ulët, por edhe stafi shëndetësor ka qenë i pa përgatitur”.

“Për shkak të materialeve mbrojtëse ne jemi përballur edhe me disponim të maskave vetëm për klinikat. Është një sistem i brishtë shëndetësor që janë trashëguar për 20 vite me radhë për mos investimet në sistemin e shëndetësisë”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka pyetur Vitinë se sa maska kanë qenë në ministri kur ai e ka marr detyrën si ministër.

Haxhiu gjithashtu ka pyetur ministrin edhe për kontratën me kompaninë “Agani”, ku kjo kompani nuk ka pasur autorizim marketingu, raporton EO.

“Sa maska ka pasur ndërkohë kur ju e keni marr ministrinë e shëndetësisë, është thënë se kanë qenë 60 mijë. Çfarë lidhje keni pasur me kompaninë Agani dhe cili është relacioni me të sot. MSh ka nënshkruar kontratë me kompaninë Agani për morfinë, dhe për më keq qendra klinike spitalore ka pasur kontratë valide deri në një datë, dhe është dashtë ministria me nënshkruar kontratë me një kompani që nuk ka pasur autorizim marketingu”.

“Kompania ‘Lego’ ka përfituar mbi 3 milionë kontratat në kohën sa keni qenë ju ministër, a e keni ditur lidhjen e kësaj kompanie me VV-në, sepse në bazë të publikimeve rezulton se njëri prej tyre është pjesë e VV-së. Pas rastit të Agon Musliut, në deklaratën e juaj është thënë se MSh-ja nuk ka pasur informacion”.

Vitia ka folur edhe për vdekjen e Agon Musliut, në Qendrën e Studentëve, duke shtuar se të gjitha pyetjet e deputetëve janë jashtë diskresionit.Vitia ka thenë se ai asnjëherë nuk ka deklaruar se MSh-ja ka 60 mijë maska. Vitia ka shtuar se ka qenë punëtor në kompaninë “Agani” për tri vite, dhe se nuk ka raporte me atë kompani.

Ai shton se nuk ka pasur vetëm rritje të çmimeve produkteve shëndetësore, por edhe te ato bazike ushqimore.

Sipas tij, mbi 6 milionë euro janë shpenzuar për luftimin e pandemisë dhe blerjen e pajisjeve.

“Nuk më kujtohet sa ka qenë numri i saktë i maskave në atë kohë. Unë skam thënë asnjëherë se atëherë kanë qenë 60 mijë maska. Sa i përket lidhjeve të mija që kam pasur me kompaninë ‘Agani’ unë kam qenë punëtor aty nga vitit 2004/07, dhe raporte sot nuk kam me atë kompani”.

“Në këtë situatë duhet ta kemi parasysh që njëri prej vendimeve që kemi marr ka qenë ndalim i i eksportit nga Kosova ndaj vendeve të tjera sepse jo vetëm Kosova, por gjithë globi janë përballur me mungesë të maskave dhe materialeve në këtë kohë, dhe në atë kohë s’ka pas vetëm rritje të çmimeve në produktet shëndetësore por edhe në ato bazike ushqimore”.

“Konstatimi juaj zotëri Haxhiu që janë dëmtuar me miliona euro nga buxheti i shtetit nuk qëndron. Për kompaninë ‘Lego’ nuk kam asnjë koment. Kanë qenë mbi 10 milionë euro qe janë alokuar nga qeveria për luftimin e pandemisë, dhe janë shpenzuar mbi 6 milionë euro. Të gjitha këto pyetje janë jashtë diskresionit”.