Ish-Ministri i Parë i Skocisë, Alex Salmond, ka ndërruar jetë papritur në moshën 69-vjeçare në Ohër, ku po merrte pjesë në një konferencë, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.
Salmond po merrte pjesë në Forumin e dytë për Diplomaci Kulturore, të cilën e bashkëorganizoi zyra e ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.
Vdekjen e ka konfirmuar edhe zyra e Ivanovit, e cila tha se ish-presidenti i shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta familjes së Salmondit.
Siç, njoftohet, autoritetet pritet të dalin me detaje në lidhje me vdekjen e ish-të kreut të qeverisë skoceze.
Alex Salmond shërbeu si Ministër i Parë i Skocisë nga viti 2007 deri në vitin 2014.
🚨FORMER FIRST MINISTER OF SCOTLAND🏴 ALEX SALMOND PASSES AWAY AT 69
My live segment on @RT_com on the death of Alex Salmond. A giant of UK politics, a fierce opponent of NATO wars, and a powerful voice for Scotland, he will be missed dearly.
In the segment, I detail how… pic.twitter.com/jCRWAUpn7R
— Afshin Rattansi (@afshinrattansi) October 12, 2024