JERUSALEM (AA) – Gjykata e Lartë në Izrael refuzoi apelin e ish-kryeministrit izraelit, Ehud Olmert i cili është dënuar me burgim për përfshirje në korrupsion ndërsa dënimit të tij me burg i janë shtuar tetë muaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Radios zyrtare të Izraelit, Gjykata e Lartë e cila ka refuzuar apelin e Olmert, ndërsa dënimit aktual prej 19 muajsh i janë edhe tetë muaj të tjerë.
Meqë Gjykata e Lartë e Izraelit është autoriteti i fundit i apelit, dënimi i Olmert u finalizua në dy vite e tre muaj.
Olmert nisi vuajtjen e dënimit me burg prej 19 muajsh në shkurt.
Ndryshe, ish-kryeministri Olmert u akuzua për “marrje ryshfet” në projektin Holyland Park gjatë periudhës sa ishte kryetar i Bashkisë së Jerusalemit.