Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ish-kryeministri iz’raelit: Ne kemi shkatërruar Rripin e Gazës

Ish-kryeministri iz’raelit: Ne kemi shkatërruar Rripin e Gazës

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, ka deklaruar se Izraeli ka “shkatërruar” Gazën, ku vazhdon sulmet që nga tetori i vitit të kaluiar, transmeton Anadolu.

Olmert mori pjesë në panelin “Izrael-Palestinë: Një plan për dy shtete dhe një plan për paqen” si pjesë e Forumit të 7-të të Paqes, i cili u mbajt në kryeqytetin francez Paris.

Ai theksoi se zgjidhja me dy shtete që ai propozoi në vitin 2008 mund të kishte ndryshuar plotësisht Lindjen e Mesme dhe jetën e miliona njerëzve në atë rajon.

“Ngjarjet e 7 tetorit janë të paharrueshme dhe të pafalshme dhe duke marrë parasysh rrethanat që e shkaktuan atë, lufta ishte e pashmangshme. Por siç thashë më parë, mendoj se lufta duhet të kishte ndaluar”, tha Olmert.

Ai tha se Izraeli “shkatërroi kapacitetin ushtarak të Hamasit”, duke shtuar se civilë të pafajshëm palestinezë u vranë gjithashtu në Gaza.

“Ne kemi shkatërruar Gazën. Ka gjithashtu pasoja të rënda për jetën e dy milionë qytetarëve të Gazës, të cilët nuk janë terroristë dhe nuk kontribuojnë në terrorizëm,” tha ai.

Olmert theksoi se Izraeli duhet të ndalojë sulmet në Gaza, të shpëtojë pengjet dhe të lirojë të burgosurit palestinezë në burgjet në Izrael.

Exit mobile version